TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2025, 15:13

Nga kritikat për kapitenin te pakënaqësitë e lojtarëve, zbulohen prapaskenat e largimit të Roberto Bordin nga Tirana

Shkruar nga Pamfleti

Nga kritikat për kapitenin te pakënaqësitë e lojtarëve,

Në fakt, shkarkimi ose më saktë largimi me marrëveshje i Roberto Bordinit u vendos pas një mbledhjeje të gjatë mes trajnerit dhe drejtuesve të klubit bardheblu. Takimi, që zgjati për më shumë se një orë, u zhvillua në ambientet e klubit dhe kishte në qendër analizën e paraqitjeve të fundit të skuadrës. Drejtuesit e Tiranës kanë shprehur pakënaqësi të hapur për mënyrën si është paraqitur ekipi në javët e fundit, ndërsa kanë kërkuar reagim të menjëhershëm.

Sipas burimeve të “Panorama Sport” pranë klubit, pakënaqësitë kanë nisur që pas ndeshjes me Teutën, janë shtuar pas asaj me Vllazninë, dhe kulmuan pas humbjes me Elbasanin, ku situata ka “shpërthyer” përfundimisht. Pas asaj ndeshjeje, Bordin ka zhvilluar një diskutim shumë të ashpër me skuadrën, ku ka kritikuar hapur lojtarët për mungesë karakteri dhe përqendrimi. Ai madje ka vënë para përgjegjësisë edhe kapitenin Mahamadu Dembele, duke e cilësuar si një nga lojtarët që duhet të japë më shumë shembull në fushë.

Pikërisht në atë moment ka ndodhur përplasja e fortë mes trajnerit dhe disa prej futbollistëve kryesorë, gjë që ka përshpejtuar vendimin për ndarje. Pas kësaj, drejtuesit kanë analizuar situatën dhe kanë arritur në përfundimin se bashkëpunimi me trajnerin italian nuk mund të vazhdonte më. Për të shmangur tensione të tjera, palët kanë zgjedhur rrugën e marrëveshjes, duke mbyllur zyrtarisht aventurën e Bordinit në stolin bardheblu.

 

roberto bordin ish-trajneri i tiranës

Lini një Përgjigje