TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2025, 17:03

Tragjedia e portierit të Interit që i mori jetën të moshuarit, Josep Martinez gati për ndeshjen e fundjavës

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia e portierit të Interit që i mori jetën të

Interi luan këtë të diel një ndeshje të rëndësishme në transfertë ndaj Veronës, në të cilën zikaltrit do të synojnë që të mbajnë hapin e kreut në Serinë A. Një ndeshje ku trajneri Kivu do të ketë të gatshëm edhe protagonistin e pafat të mesjavës, Josep Martinez.

Portieri i zikaltërve ishte pjesëmarrës i pafat në një aksident me pasojë vdekjen, teksa makina e tij përplasi një të moshuar me karrocë elektrike, i cili kishte humbur kontrollin e mjetit. Aksidenti ndodhi teksa Martinez po shkonte në stërvitje dhe klubi i dha një javë leje, pasi raportohej se ishte i tronditur nga ngjarja e rëndë.

Por gardiani ka lënë pas tronditjen duke u kthyer që dy ditë më parë në stërvitje me skuadrën. Ai mendohej se nuk do të ishte gati këtë javë për të udhëtuar me ekipin për të zhvilluar ndeshje. Por përkundrejt asaj që mendohej, Martinez është përfshirë në listën e ekipit që do të udhëtojë drejt Veronës për sfidën, teksa do të ulet në stol si zëvendësues i Jan Zomer.

josep martinez inter

Lini një Përgjigje