TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Nëntor 2025, 15:56

Trajneri i Bërnlit nuk surprizon me vendimin për Brojën, hiqen dyshimet për Mario Mitajn

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Bërnlit nuk surprizon me vendimin për Brojën, hiqen

Armando Broja nuk ka luajtur asnjë minutë në dy ndeshjet e kaluara të Premier Ligë, për këtë as sot nuk ka surpriza nga trajneri Skot Parker. Broja do të jetë në stol, ndërsa Bërnli pret Arsenalin kryesues në shtëpi.

Mario Mitaj ndërkohë do e nisë sërish titullar në kampionat me Al Itihad. Trajneri Serxho Konseisao është bindur edhe më tepër për aftësitë e mbrojtësit të Kombëtares, që në ndeshjen e kaluar ndaj Al Itihad rezultoi më i vlerësuari sipas statistikave të “Flashscore”.

Ndeshja për Al Itihad do të nisë në një orar të pazakontë, pikërisht në 15:35 ndaj Al Khalej. Ky takim është i vlefshëm për javën e shtatë të kampionatit në Arabinë Saudite.

armando broja mario mitaj bërnli al itihad

Lini një Përgjigje