
Xhirona ka mposhtur me “poker” 4-2 Barcelonën në javën e 34 të La Ligës dhe i ka dhuruar titullin Realit Madridit duke u kualifikuar për herë të parë në Champions League.
Derbi katalanas i luajtur në “Estadio Municipal de Montilivi” ka qenë spektakolar.
Pas një pjese të parë të mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të Barcelonës falë një penalltie të Levandovskit (45+1′), vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë.
Portu barazoi në minutën e 65 dhe Gutierrez kaloi në avantazh Xhironën në minutën e 67, para se Portu të kompletonte pokerin me një super gol në minutën e 75.
Falë kësaj fitoreje, Xhirona është ngjitur në vendin e dytë të renditjes duke parakaluar pikërisht skuadrën e Xavi-t në renditje.
Lini një Përgjigje