
Bajerni i Mynihut është mposhtur 3-1 në fushën e Shtutgartit në javën e 32 të kampionatit gjerman.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Vendasit kaluan në avantazh me Stergiu në minutën e 29, ndërsa miqtë barazuan me një penallti të Herri Kejn në minutën e 37.
Shtutgarti gjeti golin e dytë shtatë minuta para fundit me Jeong dhe të tretin me Silas në minutën e 93.
Fitore me goleadë për Borusian e Dortmundit. Verdhezinjtë triumfuan me rezultatin 5-1 në shtëpi Augsburg.
Mes protagonistëve të ndeshjes ishte legjenda Rojs, i cili lajmëroi se do të largohet nga Borusia në fund të këtij sezoni.
34-vjeçari dha dy asiste dhe realizoi golin e katërt për ekipin e tij.
Në moshën 34-vjeç e 339 ditë, Marko Rojs është bërë lojtari më i vjetër që kontribuon në shënimin e 3 golave në një ndeshje të Bundesligës pas Frenk Riberi në marsin e vitit 2019 (35 vjeç e 336 ditë kundër Volfsburgut).
Lini një Përgjigje