TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Maj 2024, 22:07

Festojnë dy shqiptarë në Poloni, skuadra e Kategorisë së Dytë pret biletën në finalen e Kupës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Festojnë dy shqiptarë në Poloni, skuadra e Kategorisë

Dejvi Bregu u transferua te Uisla Krakou gjatë merkatos verore. Skuadra e njohur polake garon në divizionin e dytë këtë sezon, teksa sot ka arritur një sukses të madh.

Duke prerë një biletë për në finalen e Kupës së Polonisë, për herë të 11 në histori. Uisla triumfoi 2-1 kundër Piast Gliuice, ekipit që garon në elitën e futbollit polak (Ekstraklasa).

Sulmuesi vlonjat u fut në fushë në minutën e 58 kur rezultati ishte 2-1 për vendasit. Ndërkohë, Vullnet Basha, shqiptari tjetër i Uislës, i cili në vitin 2013 debutoi me kombëtaren shqiptare, e ndoqi nga stoli suksesin e shokëve të tij.

Uisla do të përballet në finalen e madhe të Kupës së Polonisë kundër fituesit të çiftit Pogon-Jagiellonia.

 

uisla krakou kupa e polonisë dejvi bregu

Lini një Përgjigje