
Milot Rashica gjeti rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme në duelin ndaj Rizespor të vlefshëm për javën e 35 të kampionatit turk. Sulmuesi kosovar shënoi golin e dytë për Beshiktashin, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës “shqiponja”.
Në minutën e 65 pas një harkimi të Ghezal nga e majta, Rashica goditi saktë me kokë brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën. Ky ishte goli i pestë në kampionat për Rashicën, i cili ka regjistruar gjithashtu edhe 4 asiste.
Nuk e kemi parë shpesh që 27-vjeçari të shënojë gola me kokë, pasi shquhet për golat spektakolarë me goditje nga jashtë zonës. Titullar në këtë duel për Beshiktashin u aktivizua edhe Ernest Muçi, ndërkohë që Andi Zeqiri e nisi nga stoli te miqtë e Rizesporit, teksa u fut në fushë në minutën e 67.
????GHEZZAL
— Beşiktaş Yetiyor (@BJKYetiyor) May 3, 2024
????MİLOT RASHİCA. https://t.co/FbMe5yqNqW
Lini një Përgjigje