
Reali i Madridit ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 Kadizin dhe është një hap larg titullit në la Liga.
Ishte një pjesë e parë zhgënjyese për “Los Blancos”, pasi Kadiz u mbrojt mirë. Ata nuk arritën të krijonin shumë raste gjatë 45 minutave të para, por vetëm gjashtë minuta në pjesën e dytë, ata gjetën depërtimin.
Ishte Brahim Diaz ai që shënoi një gol mahnitës nga jashtë zonës.
Menjëherë pas kësaj, Reali i Madridit arriti të dyfishonte avantazhin me një gol të Belingam, me asistin që ka ardhur nga Diaz.
Goli i tretë për vendasit është shënuar në fund nga Hozelu.
Fitorja e titullit të Realit të Madridit do të konfirmohet zyrtarisht nëse Barcelona do të humbasë pikë ndaj Xhironës në derbin katalanas që po luhet në këto momente.
Lini një Përgjigje