TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2025, 18:59

Vrau boksierin shqiptar në Gjermani, Gjykata e Bielefeldit dënon me burgim të përjetshëm autorin

Shkruar nga Pamfleti

Vrau boksierin shqiptar në Gjermani, Gjykata e Bielefeldit dënon me

Gjykata Rajonale e Bielefeldit në Gjermani ka dënuar me burgim të përjetshëm autorin e vrasjes së boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Ky vendim i Gjykatës ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë për një dënim maksimal të autorit të vrasjes. Aktgjykimi nuk është ende përfundimtar”, shkruajnë gjermane.

Ky vendim mund të apelohet në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Karlsruhe.

Mediat gjermane sqarojnë gjithashtu se burgimi i përjetshëm në Gjermani nënkupton heqje të lirisë për një periudhë të pacaktuar, të paktën për 15 vjet. Vetëm pas kësaj periudhe 15 vjeçare mund të pezullohet vendimi.

Besar Nimani u qëllua për vdekje pasditen e 9 Marsit 2024 në qytetin e Bielefeldit, ku jetonte prej vitesh.

Ish-boksieri ka patur dosje penale dhe konflikte të shpeshta me ligjin e drejtësinë.

Në vitin 2012, gjykata e qarkut në Bielefeld e dënoi kosovarin me 1350 euro gjobë për goditjen e një njeriu në kokë. Një vit më pas, 4 gusht 2013, një situatë në një qebaptore u përshkallëzua, dhe Nimani së bashku me njerëzit e tij u përplasën me një shtetas turk. Pasi miku i Nimanit provokoi 44-vjeçarin turk, e goditi me një gotë birre në kokë. Turku nxori më pas një pistoletë, qëlloi sulmuesin e tij goditi me dy plumba në këmbë Nimanin.

Ndërkohë, vitin e kaluar, ish-boksieri u zbulua me gjysmë duzinë armë zjarri në bagazhin e tij, gjatë një kontrolli policor në Bavari. Ai u mbrojt para hetuesve duke thënë se i duheshin armët për të mbrojtur familjen. Por, nuk dihet nëse Nimani është kërcënuar apo po kryente kontrabandë dhe përdori këtë justifikim për t’u shfajësuar.

Sipas raportimeve të dëshmitarëve të kohës, një grup prej pesë deri në gjashtë persona ishin ulur së bashku në një lokal. Më pas thuhet se të gjithë janë larguar së bashku nga restoranti. Pastaj papritmas pati të shtëna jashtë restorantit. Gjashtë deri në tetë herë thuhet se është qëlluar në vendin e ngjarjes.

Sipas prestigjozes "Bild", vdekja e 38-vjeçarit është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor. Autorët që kryen këtë vrasje nuk janë identifikuar nga autoritetet gjermane, ndërsa një sulm i ngjashëm ndaj tij kishte ndodhur edhe në vitin 2013.

Besar Nimani ka qenë një boksier i kategorisë “Super Welterweight” dhe në 27 ndeshje numëron 26 fitore dhe vetëm 1 humbje.

Ai u tërhoq përfundimisht nga boksi në vitin 2019. Kujtojmë se ishin fillimisht familjarët e Nimanit ata që njoftuan vdekjen e boksierit.

 

 

besar nimani ish-boksieri shqiptar

Lini një Përgjigje