TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2025, 18:36

Shqipëria siguron medaljen e parë në mundje, Valiev shkon në finalen e Europianit të Bratislavës

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria siguron medaljen e parë në mundje, Valiev shkon në

Mundësi shqiptar Shermen Valiev është kualifikuar në finalen e peshës 74 kg të stilit të lirë, në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Në sfidën gjysmëfinale të zhvilluar pak më parë, ai fitoi 6-0 ndaj azerit Aganazar Novruzov, në një përballje të fortë por të dominuar nga mundësi kuqezi.

Një sfidë mjaft e bukur e mundësit Valiev, që i sjell Shqipërisë medaljen e parë në këtë turne kontinental. Më herët, në çerekfinale, ai pati fituar 10-0 ndaj Ramazan Ramazanov.

Në finalen e peshës 74 kg, që do të zhvillohet pasditen e së mërkurës, mundësi shqiptar do të përballet me rusin Zaurbek Sidakov.

Ndërsa mundësi Zelimkhan Abakarov, në gjysmëfinalen e peshës 61kg të stilit të lirë, e zhvilluar ndaj armenit Arsen Harutyunyan, u mund 5-2.

Gjithsesi, Abakarov do të duelojë nësër për medaljen e bronztë ndaj një rivali që do të dalë nga ripeshkimet e kësaj peshe.

shermen valiev mundësi shqiptar

Lini një Përgjigje