
Arbër Hoxha në modë. Klubi i Serisë A, Leçe ka rikthyer interesin për sulmuesin shqiptar, i cili aktivizohet në radhët e Dinamos së Zagrebit. Në janar, skuadra kroate refuzoi propozimin e Leçes, duke e konsideruar ofertën si të ulët.
Megjithatë, gjërat tani kanë ndryshuar. Hoxha po gjen pak hapësirë dhe Dinamo e Zagrebit po përballet me vështirësi financiare pas një sezoni zhgënjyes në elitë.
26-vjeçari i kombëtares sonë ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.
Lini një Përgjigje