
Mesfushori Eduard Rroca ka shënuar një dopietë në kampionatin turk.
Ai u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 45+2. Falë Rrocës, Keçiorenguçu e mbylli në avantazh pjesën e parë me shifrat 1-0 kundër Sanliufaspor.
Rroca nuk u ndal me kaq, pasi asistoi në golin e dytë të ekipit të tij në minutën e 49 dhe realizoi dopietë në minutën e 61.
Skuadra e futbollistit shqiptar triumfoi me shifrat 4-1. Eduart Rroca në ligën e dytë turke ka arritur të shënojë 7 gola dhe ka mundur të dhurojë edhe 8 asiste, duke luajtur kështu në 29 ndeshje.
Lini një Përgjigje