TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2025, 20:39

Zjarr në hotelin në pronësi të Cristiano Ronaldos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr në hotelin në pronësi të Cristiano Ronaldos (Video)

Hoteli në pronësi të Cristiano Ronaldos në Marok është përfshirë nga flakët. Zjarri është vendosur shpejt nën kontroll pa pasur nevojë të evakuohen turistët. Gjithashtu nuk raportohet për të lënduar.

Kompleksi hotelier “Pestana CR7” në Marrakesh të Marokut mori flakë të shtunën. Sipas gazetës portugeze “A Bola”, flakët janë shuar nga ekipet e emergjencës të mobilizuara menjëherë në vendngjarje, ndërsa faqja e internetit “Marocco World News”, shton se “ishte një zjarr i vogël”.

I menjëhershëm ishte reagimi i stafit të hotelit, por edhe i shërbimeve të urgjencës, të cilat kanë ndihmuar në shuarjen e shpejtë dhe të kujdesshme të zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesën tjetër të ambienteve.

Sipas grupit të hoteleve, janë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e klientëve dhe stafit, pa qenë nevoja për evakuim të ambienteve dhe as raportime për persona të lënduar.

Hoteli i Cristiano Ronaldos në Marrakesh është përdorur si strehë për turistët dhe banorët pas tërmetit që goditi Marokun në shtator të vitit 2023.

 Ai ka 168 dhoma, dy restorante, një palestër, një spa dhe një pishinë.

Lini një Përgjigje