TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2025, 17:27

Tirana-Partizani, ja kush do e gjykojë derbin e kryeqytetit

Shkruar nga Pamfleti

Tirana-Partizani, ja kush do e gjykojë derbin e kryeqytetit

Tirana e Partizani do të ndeshen mes tyre, në takimin ndoshta më deçiziv të sezonit për bardheblutë, në orën 20:00 në “Arena Kombëtare”.

Tirana e vendit të fundit do të kërkojë pikët e plota ndaj ‘Demave të kuq’, ndërsa këta të fundit gjithashtu duan fitoren për të qenë në 4 skuadrat më të mira që më pas të vijojnë luftën për titullin kampion.

Arbitri kryesor i takimit është përcaktuar Juxhin Xhaja, i cili drejtoi edhe derbin e parë të këtij sezoni, që u mbyll në barazim pa gola.

Asistentët e tij janë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa gjyqtar i katërt është Florjan Lata. Sa i përket VAR-it, aty është caktuar Kreshnik Barjamaj, me Emanuela Rustën si asistente.

 

Lini një Përgjigje