
Situatë e vështirë për Borussia Dortmund! Nico Schlotterbeck ka dëmtuar meniskun në gjurin e majtë dhe për këtë arsye do të mungojë deri në fund të sezonit.
Këtë e ka bërë të ditur klubi zyrtarisht të hënën. Lëndimi ka ndodhur gjatë stërvitjes.
Drejtori sportiv Sebastian Kehl tha se "mungesa e Nico-s na godet shumë rëndë. Ai është një pjesë shumë e rëndësishme e ekipit tonë dhe ka impresionuar me paraqitjet vazhdimisht të mira këtë sezon.
Shpresojmë që ai të fitojë përsëri shpejt formën dhe të marrë mbështetjen maksimale nga ne në rrugën e kthimit".
Dortmund do të luajë ndeshjen e parë të vlefshme për gjysëmfinalet e Champions League kundër Barcelonës mbrëmjen e së mërkurës.
Lini një Përgjigje