TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2025, 21:58

Futbollisti shqiptar gjen golin e radhës në Belgjikë dhe feston si ultras, kthehet në idhull për tifozët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti shqiptar gjen golin e radhës në Belgjikë dhe feston

Ardon Jashari po spikat te Klub Bruzh këtë sezon. Futbollisti shqiptar gjeti sot golin e radhës, ndërsa skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-3 përballë Rojal Antuerp. 

Goli i Jasharit ishte i fundit për Klub Bruzh, që mbylli llogaritë në pjesën e parë. Pas ndeshjes, 22-vjeçari që përfaqëson Zvicrën bëri sërish rolin e ultrasit. 

Jashari udhëhoqi koret e tifozëve, të cilët tashmë e kanë si idhull për skuadrën e tyre. Kujtojmë se kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2029. Vera mund të sjellë lëvizje, pasi interesimi për të nuk mungon. 



ardon jashari klub bryzh futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje