TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2025, 20:49

Igli Tare fiton terren në garën për drejtorin sportiv të Milanit, shqiptari më i avantazhuar se D’Amiko

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare fiton terren në garën për drejtorin sportiv të

Igli Tare rikthehet përsëri të jetë një temë diskutimit në Milano. 

Administratori i deleguar i “Djallit”, Xhorxho Furlani, në një ndërhyrje që bëri dje para ndeshjes mes Milanit dhe Fiorentinës la të kuptohej se drejtori i ri sportiv i klubit kishte për detyrë që të rikthente skuadrën në nivele të larta, pra ta bënte kompetitive dhe të aftë për të fituar trofe. 

Për momentin i sigurt është fakti se i preferuari i Furlanit, Fabio Paratiçi nuk është më në këtë garë. Sipas “Tuttosport” është rikthyer fuqishëm kandidatura e Igli Tares, i cili shikohet me përparësi nga Milani edhe pse ka një rival të fortë siç është Toni D’Amiko. 

Ky i fundit thuhet se është më i vështirë për t’u arritur, pasi Atalanta kërkon dëmshpërblim financiar për ta lënë të lirë. Një tjetër pengesë është edhe rroga vjetore e drejtorit sportiv të Atalantës, i cili përfiton shifra të rëndësishme nga familja Perkasi. 

igli tare drejtori sportiv milan

Lini një Përgjigje