
Një lajm i mrekullueshëm ka mbushur me gëzim familjen e Majkëll Shumaker, pasi vajza e pilotit legjendar të Formula 1, Gina, ka njoftuar lindjen e djalit të saj, Mili. Ajo e shpalli lajmin me një postim emocionues në Instagram, ku shkruante: “Mirë se erdhe në botë, Mili. Të lindur më 29 mars, zemrat tona janë më të mbushura se kurrë. Jemi shumë të bekuar që të kemi në jetën tonë”.
Lajmi ka sjellë një valë urimesh nga të gjithë ata që kanë qenë të lidhur me Majkëll Shumaker gjatë karrierës së tij, duke përfshirë ish-ekipin e tij, Mercedes, dhe nënën e pilotit të Formula 1, Maks Vershtapen.
Gina, 28 vjeç, ka zbuluar se ishte shtatzënë menjëherë pas martesës me partnerin e saj, Iain Betke, në një ceremoni që u zhvillua në vilën e tyre në Majorka vitin e kaluar. Gjatë dasmës, pati spekulime se Majkëll Shumaker, i cili ndodhet në një periudhë të gjatë shërimi, mund të kishte qenë pjesë e ngjarjes.
Ky lajm ka sjellë një gëzim të madh për familjen Shumaker dhe të gjithë fansat e 7 herë kampionit të Formula 1, të cilët e kanë mbështetur gjatë periudhës së tij të vështirë pas aksidentit të tij në vitin 2013
Lini një Përgjigje