TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2025, 17:03

Fitore në momentin e duhur, Bylis del nga kriza; Laçi mundet në shtëpi nga Skënderbeu dhe afron rënien nga kategoria

Shkruar nga Pamfleti

Fitore në momentin e duhur, Bylis del nga kriza; Laçi mundet në

Bylis ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për raundin e 33-të në Superiore.  
Një triumf që vjen në momentin e duhur për ballshiotët, të cilët luftojnë për mbijetesën. 
 
Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Da Silva. Ishte fillimi i pjesës së dytë, kur braziliani tundi rrjetën përballë ish-skuadrës së tij. 

Vllaznia vuajti nga minuta e 23, pasi Bajrami u largua me karton të kuq. Kuqeblutë mbeten në vendin e tretë, ndërsa janë dhe 3 javë për t’u luajtur. Bylisi në anën tjetër, që u rikthye te fitorja në momentin e duhur, del nga zona e ftohtë. 

Skënderbeu ka fituar me rezultatin 1-2 një “finale” për mbijetesën në transfertë ndaj një rivali direkt si Laçi dhe për momentin e sheh veten në pozita pak më të favorshme për të siguruar mbijetesën në Superiore.

Në sfidën e luajtur në stadiumin e kurbinasve, skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka goditi në momentin e duhur në dy pjesët e ndeshjes me anë të Bismark, ndërsa goli i Kordeiro nuk i mjaftoi ekipit vendas që krijoi më shumë volum loje, por pa arritur të çante mbrojtjen e ngjeshur të korçarëve.

Kësisoj, Skënderbeu merr një bonus të rëndësishme për mbijetesën, ndërsa Laçi sheh gjithnjë e më afër rënien në Kategorinë e Parë.

vllaznia skënderbeu laçi bylis abissnet superiore

Lini një Përgjigje