TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2025, 15:38

Prej kohësh pa drejtor sportiv, ish-sulmuesi sugjeron Milanin: Igli Tare njeriu i duhur për kuqezinjtë

Shkruar nga Pamfleti

Prej kohësh pa drejtor sportiv, ish-sulmuesi sugjeron Milanin: Igli Tare

Ajo e Igli Tares është vetëm një nga kandidaturat të cilat Milani po shqyrton në lidhje me rolin e drejtorit sportiv, një post ky ende vakant e i cili, qysh pas largimit të Frederik Masaras (njëkohësisht me Maldinin), është mbushur sporadikisht nga Ibra, Furlani dhe Xhefri Monkada. 

Që nga sezoni i ardhshëm, Milani do të ketë një emërim për atë detyrë dhe Françesko (Çiço) Graciani ka sugjeruar Igli Taren. 

Në transmetim direkt nga “Sportmediaset”, ish-sulmuesi i Torinos dhe Romës, ka deklaruar:

Igli do të ishte njeriu i duhur për Milanin në rolin e drejtorit sportiv. E ka treguar veten te Lacio dhe në Serinë A ka sjellë shumë lojtarë me vlera”. 

françesko graciani ish-sulmuesi italian igli tare

Lini një Përgjigje