TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2025, 22:56

S’ka arratisje drejt titullit kampion, Barcelona nuk përfiton nga gafa e Realit dhe zhgënjen ndaj Betisit

Shkruar nga Pamfleti

S’ka arratisje drejt titullit kampion, Barcelona nuk përfiton nga

Barcelona nuk përfiton nga humbja e Realit për të nisur arratinë drejt titullit kampion. Katalanasit nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Real Betis.

Takimi nisi me dy gola të shpejtë. Fillimisht katalanasit gjetën golin që në minutën e shtatë me Gavin, i cili shënoi pas një asistit të bukur të Ferran Torres.

Miqtë u kundërpërgjigjën shumë shpejt, duke barazuar shifrat në minutën e 16 me anë të Natan, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Xhovani Lo Çelso.

Me këtë barazim, Barcelona mban e vetme vendin e parë me 67 pikë, ndërsa Real Betis renditet në vendin e 5 me 48 pikë.

barcelona real betis la liga

Lini një Përgjigje