TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2025, 20:46

Festimi me shqiponjën dy krenare bën bujë deri në Australi, 17-vjeçari shqiptar tund rrjetën dhe i dërgon mesazh Silvinjos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Festimi me shqiponjën dy krenare bën bujë deri në Australi,

Për ata që nuk e njohin, Medin Memeti është një djalosh me origjinë shqiptare që luan në kampionatin e Australisë. Sulmuesi 17-vjeçar aktivizohet për skuadrën e Melburnit që arriti të fitojë sot me shifrat 1-0 ndaj Central Coast Mariners.

Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Memeti në pjesën e parë të sfidës. Djaloshi shqiptar u gjend brenda zonës së rreptësisë dhe arriti të dërgojë topin drejt rrjetës.

Ajo çfarë bëri bujë ishte festimi i djaloshit me shqiponjën dykrenare, pasi realizoi golin e tij. Memeti ka luajtur 4 ndeshje me Australinë e moshave U-19, por rikujtojmë se mund të zgjedhë të luajë edhe për Kombëtaren shqiptare. 

 

medin memeti futbollisti shqiptar

Lini një Përgjigje