
Sokol Cikalleshi ka shënuar sot për Adanaspor kundër Sakarjaspor. Ish-lojtari i Kombëtares tregoi aftësitë në zonën kundërshtare, për të zhbllokuar takimin.
Ishte minuta e 59, kur Cikalleshi tundi rrjetën në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 në Ligën e Parë turke.
Me shiritin e kapitenit në krah, Cikalleshi i mblodhi të gjithë lojtarët te festa. Në fund skuadra e tij u përmbys nga Sakarjaspor, ndërsa e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë.
Lini një Përgjigje