TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2025, 17:50

U godit me karrige kokës nga tifozët e Flamurtarit, reagon trajneri i Besës: Pamjet janë aty, gjykoni vetë

Shkruar nga Pamfleti

U godit me karrige kokës nga tifozët e Flamurtarit, reagon trajneri i

Besa fitoi me rezultatin 0-2 në transfertën e Flamurtarit. Kur kanë mbetur dy javë në Kategorinë e Parë, mbetet 1 pikë për t’u rikuperuar.

Pas ndeshjes foli trajneri i Besës, Emiljano Çela.

Ishte fitore shumë e rëndësishme për ne, si shans i fundit për të marrë biletën e fundit për të hyrë direkt në Superligë. Kemi periudhë të mirë, vijmë pas 7 fitoresh, barazim me Burrelin, patëm meritën që besuam dhe punuam. Nuk kemi humbur besimin, këtë i kërkova ekipit kur shkuam -9. Ja ku jemi sot, në garë, të shohim. Nuk është në dorën tonë, kemi ndeshje të rëndësishme me Vorën, edhe Flamurtari. Çdo gjë e hapur, do të shikohet si do vazhdojë gara.

Nuk e kisha menduar ndeshjen në mënyrë të tillë, që do shënonim gol që në fillim. Nuk e kisha menduar lojën të shkonte në mënyrë të tillë. Theksin e kemi pasur të ishim gjithë kohës në qarkullim të topit. Kundërshtari do ushtronte trysni, ne donim të mbanim topin. Me gabimin e portierit kundërshtar, incident, gjetëm golin. Bëmë mbledhje, i thirra të gjitha, u thashë të vazhdojnë sepse është shumë herët për të mbrojtur rezultatin.

Kishim përgatitur uniforma të ndryshme të ekipit në lojën pa top në zona të ndryshme. Te zonat e organizimit kalonim 4-4-2. Patëm problem. Kishim punuar që Indio dhe Nonato gjithmonë ta kapnin presingun nga linjat qendrore, pra presing në mbulim. Në disa raste u bë mirë. Në pjesën e dytë u zgjidh si problem.

Humbja me Erzenin është e pafalshme. Jam trajner që kurrë nuk e rrethoj veten tek alibitë, e quaj ekipin tim dhe vazhdoj punoj, por sinqerisht me këtë grup m’u desh pak kohë. Do doja të fillonte kampionati nga fundi i janarit. Më rëndon humbja me Erzenin.

Unë jam ish-futbollist dhe ish-trajner i Flamurtarit, nuk kam dëshirë të flas për gjëra jashtë, pamjet janë aty, ndaj gjykoni vetë”, u shpreh Çela për RTSH.

 

emiljano çela trajneri i besës

Lini një Përgjigje