
Tifozët e Flamurtarit kanë pushtuar fushën, pas humbjes me Besën 0-2. Ndeshja në Kategorinë e Parë përfundoi me ngjarje të turprshme, pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.
Në sulmin e tyre, disa tifozë vlonjatë kanë goditur trajnerin kundërshtar, Emiljano Çela. Tekniku i Besës akoma nuk ishte larguar, ndërsa lojtarët e Besës po festonin arritjen në anën tjetër.
Policia e cila fillimisht dështoi të parandalonte futjen e tifozëve në fushë ndërhyri duke risjellë qetësinë.
Pas kësaj ndeshjeje, Flamurtari renditet i dyti me 69 pikë, ndërsa Besa e treta me 68 pikë dhe gjithçka mbetet e hapur për ngjitjen në elitë në 2 javët e fundit.
Lini një Përgjigje