
Reali i Madridit bën vetëvrasje të madhe dhe ndoshta mund të dorëzojë rrugën te Barcelona, pasi sot erdhi në “Santiago Bernabeu” një humbje e rëndë, nga ato që do të mbahet mend te Valencia e cila fiton në fushën e Realit pas 17 vitesh radhazi që nuk e bënte. Në atë kohë ishte Ronald Kuman që i drejtonte dhe ajo ndeshje u mbyll 2-3.
Skuadra e Ançelotit, edhe pse e nisi mjaft mirë, menjëherë la përshtypjen se pasditja nuk do të ishte fare e lehtë, pasi Vinicius Zhunior shpërdoroi një penallti të fituar nga Mbape pas pamjeve nga VAR dhe jo pak e dyshimtë. Nga 11-të metërshi, braziliani pa t’i mohohej goli nga portieri Mamardashvili, i cili ishte spektakolar sot me pritjet e tij deri në fund duke ruajtur portën.
Valencia gjeti golin e avantazhit direkt më pas, teksa tentativat e Realit shkuan ose jashtë, ose të pritura ose ndonjëra, në shtyllë, si në rastin e Mbapesë. Me disa ndryshime pjesën e dytë, Reali gjeti edhe golin e 1-1 me Vinicius Zhunior, por edhe pse sulmoi deri në fund, goli nuk doli. Doli, por në krahun tjetër, sepse në kundërsulm, dy kundër dy, Valencia shënoi me Duron golin fatal të fitores 1-2, duke tronditur Realin e Madridit dhe duke bërë që “Bernabeu” të niste vërshëllimat drejtuar ekipit, por edhe trajnerit Karlo Ançeloti.
Lini një Përgjigje