TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2025, 19:08

Situatë e pazakontë në stadiumin e Flamurtarit, FNSH blindon hyrjen në dhomat e zhveshjes pas dhunës ndaj trajnerit të Besës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Situatë e pazakontë në stadiumin e Flamurtarit, FNSH blindon

Fundi kaotik i ndeshjes mes Flamurtarit dhe Besës është shoqëruar me një situatë të pazakontë në stadiumin e qytetit të Vlorës.

Forcat e shumta të FNSH-së, të cilat ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes meqë ekzistonte frika e problemeve në këtë sfidë, kanë bllokuar hyrjen në dhomat e zhveshjeve dhe ambienteve të brendshme të stadiumit. Një situatë që ndodhi pas kaosit në fushë, ku forcat e shtuara të sigurisë nuk mjaftuan për të ndalur furinë e tifozëve që hynë dhe sulmuan stafin e Besës në mbyllje të sfidës, shkruan "Panorama Sport".

Në videon e mëposhtme shihet se si forcat e FNSH u rreshtuan për disa minuta para hyrjes së stadiumit duke bllokuar këdo që të kalonte.


Tifozët e Flamurtarit pushtuan fushën, pas humbjes me Besën 0-2. Ndeshja në Kategorinë e Parë përfundoi me ngjarje të turprshme, pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit.

Në sulmin e tyre, disa tifozë vlonjatë goditën trajnerin kundërshtar, Emiljano Çela. Tekniku i Besës akoma nuk ishte larguar, ndërsa lojtarët e Besës po festonin arritjen në anën tjetër.

Policia e cila fillimisht dështoi të parandalonte futjen e tifozëve në fushë ndërhyri duke risjellë qetësinë, por ishte e kotë.

Pas kësaj ndeshjeje, Flamurtari renditet i dyti me 69 pikë, ndërsa Besa e treta me 68 pikë dhe gjithçka mbetet e hapur për ngjitjen në elitë në 2 javët e fundit.

 

fnsh tifozërt e flamurtarit

Lini një Përgjigje