TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2025, 20:02

Interi i bën “gjëmën” vetes, zikaltërit shpërdorojnë avantazhin e dyfishtë përballë Parmës dhe i japin asist Napolit

Shkruar nga Pamfleti

Interi i bën “gjëmën” vetes, zikaltërit

Interi ngec në transfertë përballë Parmës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Serisë A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Ennio Tardini”, përfundoi në barazim 2-2.

Zikaltrit e nisën shumë mirë dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e dy golave. Serinë e golave e hapi Darmian në minutën e 15, ndërsa Markus Turam dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë.

Në 45-minutat e dyta ndodhi befasia e madhe. Parma barazoi shifrat brenda 10 minutave. Në minutën e 60 erdhi reagimi i vendasve të cilët gjetën golin pas një aksioni të gjatë dhe një super goditjeje në fund të Adrian Bernabe Garsia. Për spanjollin 23-vjeçar ky ishte goli i parë në Serinë A.

Në minutën e 70 erdhi goli i barazimit me Jakob Ondrejka, i ndihmuar dhe nga devijimi i njërit prej mbrojtësve zikaltër. Rezultati përfundimtar 2-2, Interi del vetëm me një pikë nga kjo transfertë. Zikaltrit kryesojnë me 4 pikë nga Napoli i vendit të dytë, i cili përballet të hënën në transfertë ndaj Bolonjës dhe në rast fitoreje diferenca shkon 1 pikë

inter parma seria

Lini një Përgjigje