
Këtë të shtunë u zhvilluan disa nga ndeshjet e Bundesligës. Dortmundi triumfoi 1-4 ndaj Frajburgut në transfertë. Golat për verdhezinjtë u realizuan nga Adejemi, Chukuemeka, Girasi dhe Gitens. Goli i vetëm i Frajburgut mban firmën e Egestein.
Leverkuseni mundi 0-1 Hofenhajmin duke mos u dorëzuar kështu në garën për titull, me distancën me Bajernin kryesues që është 6 pikë. Buendia i dha fitoren kampionëve, me një gol në fund.
Lini një Përgjigje