
Vedat Muriqi është dëmtuar sërish te Majorka. Sulmuesi shqiptar u detyrua të lërë fushën e lojës, kur kronometrohej minuta e 37 e ndeshjes me Selta Vigon.
Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni, që Muriqi vuan nga dëmtimet. Një problem mjaft i madh tashmë për të, pasi kishte rifituar formën e tij.
30-vjeçari i përfaqësueses së Kosovës, ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar dy të tjerë gjatë këtij sezoni në La Liga. Tashmë mbetet për t’u parë sa gjatë do të mungojë.
Lini një Përgjigje