TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Prill 2025, 22:18

“Nuk më ka dhënë ende paratë”, portieri i Valencias tregon momentin epik me Vinicius: Vumë 50 euro bast që do i prisja penalltinë

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk më ka dhënë ende paratë”, portieri i

Giorgi Mamardashvili ishte një nga heronjtë e Valencias në fitoren 2-1 përballë Realit të Madridit në ‘Santiago Bernabeu”. Ai u tregua vendimtar me disa pritje, por sidomos me atë të penalltisë së Vinicius në minutat e para të ndeshjes.

Pas sfidës, ai ka zbuluar se përveç tre pikëve, kishte dalë nga kjo ndeshje edhe 50 euro më i pasur, pasi kishte vënë bast me Vinicius gjatë momentit të gjuajtjes së penalltisë.

Kisha një bisedë me Vinicius dhe i fitova 50 euro”, tha gjeorgjiani para gazetarëve pas përfundimit të ndeshjes, duke bërë që ata t’i kërkonin më shumë hollësi.

Po, e pyeta nëse dëshironte të vinte bast 50 euro dhe më tha që po. E prita gjuajtjen dhe fitova. Duhej të ma paguante pas ndeshjes, por ende nuk m’i ka dhënë. Nuk ka problem”, tha gjeorgjiani duke qeshur.

 

giorgi mamardashvili portieri i valencia vinicius zhunior

Lini një Përgjigje