TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2025, 16:22

Kapi prej hunde trajnerin e Gallatasarajit, gjesti i shëmtuar i kushton shtrenjtë Zhoze Murinjos

Shkruar nga Pamfleti

Kapi prej hunde trajnerin e Gallatasarajit, gjesti i shëmtuar i kushton

Në Turqi është marrë vendimi për Zhoze Murinjon. Portugezi është pezulluar me 3 ndeshje pas incidentit të ndodhur me trajnerin e Gallatasarajit, Okan Buruk. 

"Special One” pas humbjes 2-1 që Fenerbahçe mori ndaj Gallatasarajit, nuk ngurroi të kapte prej hunde trajnerin e kundërshtarëve. Buruk ra menjëherë në tokë, duke mbulur fytyrën me duar. 

Gjë e cila është dënuar nga Komisioni i Etikës në Turqi. Përveç se është dënuar me 3 ndeshje pezullim, ish-trajneri i Romës ka marrë edhe 292,500 lira turke (rreth 7000 euro) gjobë. 

zhoze murinjo trajneri portugez gallatasaraji

Lini një Përgjigje