TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2025, 17:49

Jurgen Uldedaj koleksionon fitoren e 20 në karrierë, triumfon në Mançester ndaj rivalit kilian

Shkruar nga Pamfleti

Jurgen Uldedaj koleksionon fitoren e 20 në karrierë, triumfon në

 

Jurgen Uldedaj ka regjistruar fitoren e 20 në boksin profesionist. Boksieri shqiptar ka mposhtur boksierin nga Kili, Gerardo Melada. 

Ndeshja u zhvillua në “Co-op Live Arena” në Mançester, është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet 23 500 vende. 

Ishte një duel i fortë dhe i luftuar mes dy boksierëve, të cilët kanë qendruar të dy në këmbë deri në fundin e raundit të 10 të parashikuar. Në fund, me vendim unanim, gjyqtarët kanë shpallur fitues boksierin shqiptar, i cili koleksionon fitoren e 20 në boksin profesionist. 

Kampioni Jurgen Uldedaj, vinte në këtë ndeshje me një bilanc prej 19 fitoresh, me 10 vite pjesëmarrje në boksin profesionist. Aktualisht është boksieri shqiptar më i suksesshmi i renditur në 15 boksierët më të mirë në 4 federatat kryesore të boksit profesionist botëror në: IBF, WBA, WBO, WBC. 

jurgen uldedaj boksieri shqiptar

Lini një Përgjigje