
Kanë përfunduar 3 nga 4 ndeshjet e sotme të Premier Ligës, të vlefshme për javën e 31. Çelsi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertë ndaj Brentfordit. Një pikë për “Blutë”, e cila i mban ende në vendin e katërt me 53 pikë, dy më shumë se Mançester Siti i vendit të pestë, i cili luan në orën 17:30 derbin në transfertë ndaj Mançester Junajtid
Në “Craven Cottage”, Fulham dhe Liverpuli dhuruan spektakël në një sfidë ku u shënuan 5 gola. Ekipi i drejtuar nga Arne Slot kaloi i pari në avantazh, pas një goli shumë të bukur të Mek Allister.
Argjentinasi shënoi pas një goditjeje të fortë në kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 14. Tetë minuta më pas, Fulhami barazoi shifrat me Sesenjon, i cili përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtësve të Liverpulit dhe gjendej në kohën dhe momentin e duhur për të dërguar topin në rrjetë.
Në minutën e 31, Alexks Ivobi shënoi golin e dytë për Fulhamin me një goditje potente. Në minutën e 36 ishte radha e Rodrigo Muniz për të shënuar golin e tretë. Në minutën e 72, Luiz Diaz shënoi golin e dytë për Liverpulin. Shifrat mbetën të pandryshuara deri në fund. Pavarësisht humbjes, Liverpuli kryeson në vendin e parë me 11 pikë nga Arsenali i vendit të dytë.
Në sfidën tjetër, Totenhemi bëri detyrën në shtëpi duke mundur 3-1 Sauthemptonin, që sezonin e ri do të luajë në Championsship. Golat për vendasit u shënuan dy herë nga Brenan Xhonson dhe nga Matis Tel me penallti, ndërsa për miqtë ngushtoi shifrat në fund Mateus Fernandes.
Lini një Përgjigje