TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2025, 18:34

Atletiko përfiton nga hapat fals të Realit dhe Barçës, madrilenët fitojnë në “frymën e fundit” ndaj Sevijas

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko përfiton nga hapat fals të Realit dhe Barçës,

Sevija dhe Atletiko e Madridit u përballën në “Ramón Sançez Pizhuan”, ndeshje e vlefshme për javën e 30 në La Liga. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Lusien Agume, francezi shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës. 

“Los Kolçoneros” barazuan në minutën e 25 me Julian Alvarez. Argjentinasi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. 

Goli i fitores për Atletikon e Madridit erdhi në minutën e 93 me Pablo Barriosh. Pas kësaj fitoreje, Atletiko mbetet në vendin e tretë me 57 pikë. 
 

atletiko madrid sevija la liga

Lini një Përgjigje