TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2025, 20:26

Lacio e Hysajt merr fitoren e sezonit ndaj Atalantës së Gjimshitit, bardhekaltërit kthehen pretendentë për Champions

Shkruar nga Pamfleti

Lacio e Hysajt merr fitoren e sezonit ndaj Atalantës së Gjimshitit,

Lacio e Hysajt ka fituar 0-1 në Bergamo ndaj Atalantës së Gjimshitit. Një fitore e madhe për bardhekaltrit e Baronit, e cila mund të vulosë fatin e tyre për këtë sezon. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Isaksen në minutën e 54. 

Pas kësaj fitoreje, Lacio renditet e gjashta me 55 pikë, po aq sa Juventusi i vendit të pestë, dhe dy pikë më pak se Bolonja e vendit të katërt, vend që të kualifikon në Champions League. 

Me humbjen e sotme, që është e treta radhazi, Atalanta jo vetëm që nuk është më në garë për titullin bashkë me Interin dhe Napolin, por rrezikon shumë dhe vendin e tretë. 

Gara për dy biletat e mbetura për në Champions, pra që është vendi i tretë dhe i katërt, do jetë shumë e fortë deri në javën e fundit. Janë të paktën 5 ekipe që do rivalizojnë mes tyre për të siguruar pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ri. 

atalanta lacio seria a

Lini një Përgjigje