
Në “Old Trafford” u përballën mes tyre në derbin e qyetit, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti. Të dyja klubet vinin nga një sezon aspak i mirë dhe larg objektivave që kishin në fillim të tij.
Mançester Junajtid renditet në vendin e 14 si rrallëherë në historinë e tij, Mançester Siti renditet në vendin e pestë dhe është në garë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.
Forma e dobët e dy ekipeve u reflektua edhe në sfidën e sotme. Si rrallëherë në këtë derbi, mungoi goli dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 0-0.
Lini një Përgjigje