TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Prill 2025, 21:11

Mbrojtësi shqiptar shënon golin e parë në kampionat pas 123 ndeshjesh, moment historik për 26-vjeçarin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi shqiptar shënon golin e parë në kampionat pas 123

Moment tepër special për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Jon Mersinaj e ka bërë “sefte” në elitën e futbollit kroat, duke gjetur golin e parë, pas plot 123 ndeshjesh aktivizim në këtë kampionat.  
 
26-vjeçari shënoi në minutën e 75 me fanelën e Osijekut, në duelin ndaj Shibenik, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 4-1.  

Mersinaj është pjesë e kampionatit kroat prej sezonit 2019-2020, teksa deri në merkaton e janarit të këtij viti, mbajti veshur fanelën e Lokomotivës së Zagrebit, por pa mundur të shënojë asnjë gol, ndërkohë që në aktivizimin e tij të tretë me Osijekun gjeti rrugën e rrjetës.   

Në total Mersinaj numëron 123 aktivizime në kampionatin kroat, teksa ky ishte goli i parë.

Gjithashtu mbrojtësi shqiptar është aktivizuar edhe 12 ndeshje në Kupën e Kroacisë dhe 1 në Ligën e Europës, por nuk kishte mundur të shënonte kurrë më parë.  

 
 

jon mersinaj mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje