TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2025, 19:45

Elbasani “shokon” Egnatian në shtëpi dhe i afrohet zonës “Final Four”!

Shkruar nga Pamfleti

Elbasani “shokon” Egnatian në shtëpi dhe i afrohet

Elbasani ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-2, në transfertë përballë kryesuesve të Egnatias në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Superiores.

Elbasani surprizoi vendasit me në minutat e fundit të pjesë së parë duke shënuar 2 herë brenda pak minutave. Fillimisht do të ishte Doukouo, i cili do të zhbllokonte rezultatin në minutën e 44-të, dhe vetëm një minutë më vonë Blaise Tsague, do të dërgonte rezultatin në 0-2 për Elbasanin.

Me nisjen e pjesë së dytë Egnatia do të kërkonte me ngulm që të ngushtonte diferencën por tentativat e tyre do të mbesnin pa konkretizim.

Në minutën e 78-të do të ndodhte një ngjarje e rëndë dhe ndehsja do të ndrpritej për disa minuta, pasi një tifoz ra nga tribuna duke u dëmtuar. U desh që ambulanca të futej në fushë dhe të merrte tifozin për ta transportuar në spital.

Elbasani “shokon” Egnatian në shtëpi dhe i afrohet

Më pas ndeshja do të niste sërish dhe Egnatia do të gjente një gol në minutat shtesë me anë të një 11 metërshi. Ishte Fernando Medeiros që në minutën e 90+6’-të do të shënonte penalltinë dhe do të ngushtonte rezultatin në 1-2. Kjo nuk do të mjaftonte për kryesuesit e Egnatias dhe Elbasani do të fitonte tre pikë të rëndësishme për tu futur në garë për “Final Four”.

Me këtë rezultat, Egnati mbetet në krye të tabelës me 58 pikë dhe Elbasani ndodhet në vendin e pestë me 46 pikë, 1 më pak se Partizani i cili përballet me Tiranën mbrëmjen e sotme.

Elbasani “shokon” Egnatian në shtëpi dhe i afrohet

Lini një Përgjigje