
Tirana ka arritur një fitore me rezultatin 3-0 përballë Partizanit, duke siguruar tre pikë tepër të vlefshme në luftën për mbijetesë.
45-minutëshi i parë i derbit kryeqytetas ka përfunduar me avantazhin e dyfishtë të Tiranës, e cila tregoi grindën që në minutat e para duke u treguar më e qartë dhe kërkuese përballë portës.
Djemtë e Blendi Shkëmbit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 20’-të me anë të Jarmouni i cili shfrytëzoi një top të përplasur në traversë nga një goditje dënimi.
Më pas Partizani do të tentonte të ushtronte presion për të barazuar ndeshjen dhe në momentin më të[ mirë të të “kuqve” një shpërthim në krah i Jarmouni do të sillte një penallti, pasi krosi i francezit do të stopohej me dorë nga mbrojtësi i Partizanit.
Penalltia do të merrej përsipër nga Jarmouni i cili do të shënonte të dytin personal dhe të dytin për Tiranën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.
Me nisjen e pjesës së dytë të gjithë prisnin një Partizan më agresiv por asgjë nuk ndryshoi. Në minutën e 68'-të Tirana dop të shënonte golin e kapitullimit të Partizanit me anë të Ernestit që dërgoi shifrat në 3-0.
Vetëm në minutën e 87’-të, demat e kuq do të gjenin rrjetën, por që do të anulohej për pozicion jashtë loje pas analizës së bërë në VAR.
Me këtë rezultat, Tirana bën një hap të rëndësishëm për tu arratisur nga zona e rënies nga kategoria, ndërsa Partizani rrezikon të humbë vendin e saj në “Final Four”.

Lini një Përgjigje