
Konkurrenca e Alen Sherrit do të thellohet edhe më shumë në klubin e Kaljarit. Siç bëjnë të ditur mediat në Itali, skuadra e shqiptarit është drejt finalizimit të një marrëveshje të re.
Bëhet fjalë për blerjen përfunimtare të Elia Kaprile nga klubi i Napolit. Portieri 23-vjeçar i ardhur në huazim nga napolitanët në merkaton e janarit, duket se i ka bindur drejtuesit e Kaljarit që tashmë duan ta blejnë përfundimisht.
Sardët tashmë kanë vendosur të paguajnë klauzolën e tij të lirimit prej 8 milionë eurosh. Kaprile regjistron këtë sezon 12 paraqitje në Serinë A me Kaljarin, ndërsa Alen Sherri 6 ndeshje.

Lini një Përgjigje