
Përfundojnë 4 ndeshjet e javës së 33 të Abissnet Superiore. Pas 2 barazimeve dhe 2 humbjeve, Vllaznia është rikthyer te fitorja. Skuadra e drejtuar nga Sedloski ka mundur Teutën me rezultatin minimal 1-0. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” u vendos nga goli i realizuar që në minutën e 8. Pas një aksioni fantastik, Çoba iu shmang mbrojtjes durrsake dhe shkundi rrjetën e portierit Qirko.
Me këtë fitore, Vllaznia renditet në vendin e 4 me 46 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e6 me 42 pikë.
Kukësi ka “hedhur pas krahëve” serinë e gjatë të rezultateve negative dhe është “zgjuar nga gjumi letargjik”. Verilindorët kanë triumfuar 3-0 në “derbin e Veriut” përballë Laçit. Ndreca zhbllokoi ndeshjen duke realizuar nga distanca me anë të një goditje dënimi.
Në minutën e 89, vendsait dyfidhuan shifrat. Barbosa mori topin në mesfushë dhe avanoi i vetëm duke goditur portën.
3 minuta më vonë, ishte sërish Barbosa që realizoi golin e tretë. Kjo ishte fitorja e katërt sezonale e Kukësit ndaj Laçit.
Me këtë fitore, Kukësi renditet në vendin e 7 me 40 pikë, ndërsa Laçi mban vendin e 4 me 44 pikë.
Bylisi ka mposhtur Erzenin në duelin direkt për mbijetesën. Ndeshja e luajtur në Shijak është mbyllur me fitoren e miqve me rezulatatin 1-2. Ballshiotët zhbllokuan ndeshjen në minutën e 59. Adili krosoi drejt Kaçorrit, ky i fundit goditi me kokë dhe shkundi rrjetën e portierit Xhika.
Vendasit u kundërpërgjigjën dhe barazuan shifrat në minutën e 80. Alan gjuajti nga goditja e dënimit dhe shënoi një kryevepër.
5 minuta më vonë, ballshiotët u rikthyen sërish në epërsi. Zhongo krosoi drejt zonës dhe Kaçorri realizoi sërish me kokë.
Me këtë fitore, Bylisi renditet në vendin e 9 me 36 pikë, duke rrezikuar seriozisht qëndrimin në Superiore sezonin e ardshëm, ndërsa Erzeni mban vendin e 8 me 39 pikë.
Kastrioti ka mposhtur “hirushen” e kampionatit. Krutanët ia kanë dalë të merrnin 3 pikët përballë Egnatias. Goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 80. Pas një harkimi nga e djathta erdhi gjuajtja e Çelës që u ndal në shtyllë, pastaj topi u kthye përsëri në qendër dhe aty Greca nuk gaboi duke shtyrë topin në rrjetë.
Me këtë fitore, Kastrioti renditet në vendin e 10 me 35 pikë, ndërsa Egnatia mban vendin e 3 me 49 pikë.
Ndeshja e fundit që do të ulë siparin e javës së 33, derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet në orën 18:30 në “Air Albania”.
Lini një Përgjigje