
Përfundon gjysmëfinalja e parë e Champions League. Interi ka mposhtur Milanin me rezultatin minimal 1-0 dhe është kualifikuar në finale në kompeticionin më të madh europian për klube pas 13-vitesh.
Heroi i këtij euroderbi ishte Lautaro Martinez me golin e realizuar në minutën e 74. Me këtë gol, skuadra e Inzagit e çon në 3-0 rezultatin e përgjithshëm.
Në finalen e Stambollit që do të luhet më 10 qershor, Interi do të ndeshet me fituesin e çiftit Mançester Siti-Real Madrid, ndeshje e cila do të luhet ditën e nesërme në “Etihad Stadium”. Ndeshja e parë e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” është mbyllur në barazim 1-1.
Zikaltërit e nisën ndeshjen në sulm dhe iu afruan golit me Xhekon në minutën e 3, por gjyqtari akordoi faull në sulm, për ndërhyrje të gabuar të Barelës ndaj Tonalit.
Vetëm 2 minuta më pas, Teo Hernandez u kundërpërgjigj me një predhë nga distanca, por tentativa e francezit shkoi ngjitur me traversën e Onanës.
Në minutat e para, Milani mbeti sërish kërcënues, këtë herë me me Brahim Diaz, që provoi me një gjuajtje në afërsi të pikës së penalltisë, por fantastik Onana që i mohoi golin kuqezinjve.
Në minutën e 38, Leao shkaktoi tërmet në mbrojtjen e Interit, portugezi u fut bukur brenda zonës, provoi të gjente cepin e portës, por gjuajtja shkoi jashtë kuadratit.
Ndërkohë vetëm 1 minutë më pas, Xheko u kundërpërgjigj. Boshnjaku goditi bukur me kokë pas harkimit të Çalhanoglu, por i jashtëzakonshëm Menjo në këto minuta, që tregoi reflekset, duke i mohuar golin zikaltërve.
Lini një Përgjigje