TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2023, 18:31

Xhaka largohet nga Arsenali pas 7-vitesh, gati oferta mbi 100 mln euro për zëvendësuesin e mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Xhaka largohet nga Arsenali pas 7-vitesh,  gati oferta mbi 100 mln euro për

Çdo fillim e ka një fund. Granit Xhaka largohet nga Arsenali pas shtatë vitesh në Londër. Sipas asaj që raportojnë mediat, lojtari shqiptar por me pasaportë zvicerane ka informuar trajnerin Arteta se vullneti i tij është për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Gjatë gjithë këtyre viteve, Xhaka ka qenë simbol i skuadrës, duke ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave. Në këtë periudhë, marrëdhënia e tij me tifozët nuk ka qenë gjithmonë e mirë, pasi shpeshherë ka patur krisje. Dy janë hipotezat aktuale për të ardhmen e mesfushorit. Nuk përjashtohet një kalim i mundshëm te Leverkusen, ndërsa opsion mbetet edhe Roma e Murinjos.

“Daily Mail” ka shpjeguar se “Topçinjtë” do të rrisin tavanin e rrogave dhe do të bëjnë invetsime të rëndësishme në verë, duke filluar nga pothuajse 103, 5 milionë euro për Deklan Rajs, i cili do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Për mesfushorin e Uest Hemit është gati një kontratë me pothuajse 345 mijë euro në javë.

granit xhaka mesfushori shqiptar arsenali

Lini një Përgjigje