TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Maj 2023, 16:11

Aksident tragjik në Francë, humb jetën trajneri 26-vjeçar, plagosen 11 futbollistë, 2 prej tyre të dëmtuar më rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Një aksident tragjik ka ndodhur në Francë, ku minibusi i një skuadre futbolli për të rinj ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë trajneri i skuadrës, Antonin Elie ndërkohë që të plagosur kanë mbetur 11 futbollistë.

Aksident tragjik në Francë, humb jetën trajneri 26-vjeçar,

Një aksident tragjik ka ndodhur në Francë, ku minibusi i një skuadre futbolli për të rinj ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë trajneri i skuadrës, Antonin Elie ndërkohë që të plagosur kanë mbetur 11 futbollistë.

Skuadra e AFL 48 për grupmoshën U-13 po kthehej për në qytet pas një finaleje në një turne fundjave, por fatkeqësisht, minibusi ka dalë nga rruga.

Fëmijët e aksidentuar kanë shpëtuar mrekullisht dhe për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Klubi ka njoftuar se vetëm 2 prej tyre janë të dëmtuar më shumë, ndërkohë që pjesa tjetër kanë shpëtuar paq.

Klubi i shpreh ngushëllime familjarëve të trajnerit 26-vjeçar që humbi jetën si dhe gjendet pranë lojtarëve të plagosur.

Jemi në shok, jemi të gjithë në zi, i gjithë sporti. Kemi marrë shumë mesazhe mbështetjeje nga lojtarët tanë të futbollit, basketbollit dhe hendbollit.

Trajneri ka qenë në klub që nga viti 2020. Ai ishte i pasionuar dhe popullor, ai jetoi për futbollin. Mendimet tona janë me familjen e tij. Nderimi më i mirë që mund t’i bëjmë është të rikthehet në fushë. Ne veshim një rrip të zi, fanelën në ndeshjet në vijim. Në ndeshje do të ketë një minutë heshtje”, ka deklaruar presidenti i klubit, Fabian Bernard.

antonin elie trajneri i skuadrës futbollistët

Lini një Përgjigje