TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Maj 2023, 23:19

Barcelona shpallet kampione e Spanjës për herë të 27, tifozët e Espanjolit futen në fushë dhe sulmojnë lojtarët katalanas (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona shpallet kampione e Spanjës për herë të 27,

Barcelona ka fitur La Liga për herë të 27 në histori, 4 javë nga fundi i kampionatit.

Skuadra e drejtuar nga Çavi Hernandez fiton titullin e parë pas 4 vitesh dhe këtë e bën me superdominim në një ndeshje që reflekton sezonin blaugrana.

Suksesi 4-2 në fushën e Espanjolit me dy golat e Levandovskit, Balde dhe Kounde e ngjit ekipin katalan në kuotën 85 që do të thotë +14 nga Reali kur kanë mbetur edhe 4 javë.

Sukses që përligj festën e skuadrës së Barcelonës në një sezon me dritëhije, ku dështoi në fazën e grupeve të Champions League, ndërsa në Kupën Mbretit u turpërua nga Reali i Madridit.

64 gola të shënuar dhe vetëm 13 të pësuar. Reparti i tërhequr i skuadrës së Çavit ka shkëlqyer, ndërsa humbjet sezonale janë vetëm 3, plot 4 më pak se “Los Blancos”.

Ky është trofeu i 27 që Barcelona fiton në futbollin spanjoll, ndërsa në betejën e titujve, Reali mbetet shumë larg me 35 të fituar, 8 më shumë se rivalët katalanas.

barcelona espanjol la liga

Lini një Përgjigje