TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 6 Qershor 2026, 07:49

Kriset miqësia mes Sonit dhe Sarës në Ferma Vip?

Shkruar nga Pamfleti
Kriset miqësia mes Sonit dhe Sarës në Ferma Vip?
Soni Malajt dhe Sara Karaj

Një debat mes Soni Malajt dhe Sara Karajt duket se ka krisur miqësinë që dy fermeret kanë krijuar në Ferma Vip.

Një lojë, solli një moment tensioni dhe debatesh mes tyre.

Por a ka pasur një prapavijë diskutimi i tyre?

“Ishte një moment relax. Po luanim me një lojë që kërkonte përqëndrim. Po merrja kohën time të mos rrëzoja kullën. Thjesht ishte një budallallik. Është një ngjarje pa vlerë. Nuk ka rëndësi, e as nuk ka asnjë prapaskenë”, tha Soni.

“Unë këto ditë kam pasur ulje ngritje në marrëdhënie me Sonin. Ditën që ka ndodhur kjo, kemi pasur një moment të afërt dhe i kam treguar edhe gjëra personale. Më erdhi rëndë nga vetja për situatën që ndodhi. Unë nuk kam asnjë problem me asnjë që i konsideroj miq këtu”, tha Sara.

ferma vip

Lini një Përgjigje