
Kanë përfunduar dy ndeshjet e vlefshme për javën e 36 të Premier Ligës.
Mançester Siti nuk ka zhgënjyer në transfertë me Evertonin. “Qytetarët” kanë triumfuar me rezultatin 0-3 duke vijuar rrugën drejt titullit.
Gyndogan realizoi dy gola minutat 37 dhe 51, ndërsa Haland në shënoi golin e tretë në minutën e 59.
Me këtë fitore ekipi i Guardiolës shkon në kuotën e 85 pikëve ndërsa Evertoni renditet në vendin e 17-të me 32 pikë.
Ndërkohë në sfidën tjetër, Brentfordi fitoi 2-0 ndaj Uest Hemin. Kjo e fundit vazhdon të mbetet në kuotën e 37 pikëve, ndërsa pas 3 pikëve në shtëpi, vendasit ngjiten në vendin e 9.
Lini një Përgjigje