TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2023, 22:47

Interi konsolidon pozitat në Champions League, zikaltërit marrin vendin e tretë me “poker”

Shkruar nga Pamfleti

Interi konsolidon pozitat në Champions League, zikaltërit marrin

Interi vazhdon me formën e mirë në kampionat, teksa sonte mundi 4-2 Sasuolon. Pjesa e parë u mbyll me një eurogol të Lukakut, i cili u dha qetësinë e duhur zikaltërve. Çerek ore pas fillimit të pjesës së dytë, djemtë e Inzagit e panë veten në avantazh të trefishtë. Fillimisht Trosoldi realizoi në portën e gabuar, ndërsa më pas “tundi rrjetën” edhe Martinez.

Miqtë nga Rexhio Emilia nuk u dorëzuan dhe rihapën llogaritë përkohësisht me Henriken dhe Fratesin. Gjithsesi, asgjë për t’u shqetësuar për vendasit, që e mbyllën ndeshjen me golin e dytë të Lukakut.

Kështu Interi parakalon Lacion duke u ngjitur në vendin e tretë dhe duke hedhur një hap të sigurt në garën për Champions, ndërsa Sasuolo nuk luan për asnjë objektiv këtë sezon, duke qëndruar në vendin e 13.

inter sasuolo seria a

Lini një Përgjigje