TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Maj 2023, 21:58

Skandali i përmasave të mëdha trondit ekipin e shqiptarëve UEFA i dënon për trukim ndeshjesh dhe i heq titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti

Skandali i përmasave të mëdha trondit ekipin e shqiptarëve

Një skandal me përmasa të mëdha, ka tronditur futbollin bjellorus. Skuadra kampione e Shakhtjor Soligors si dhe nënkampionët e Energetik BGU Minsk, kanë marrë dënim shembullor për trukim ndeshjesh gjatë sezonit të kaluar.

Shakhtjorit, ku aktivizohen futbollistët shqiptar, Valon Ahmedi dhe Ardit Krymi, i është hequr titulli kampion. Përveçse pa kampionat, klubi nga Soligorsku, u dënua me zbritjen e 30 pikëve këtë sezon dhe 20 për sezonin e ardhshëm, pavarësisht divizionit në të cilin garon.

Po kështu, formacioni që kishte qenë tashmë kampion në sezonin 2020-2021 do të privohet gjithashtu nga të luajturit në garat evropiane dhe federata, e cila e mbajti UEFA-n të përditësuar me procesin, ka treguar BATE Borisov, e renditur e treta, si përfaqësuesja e saj në raundin paraprak i Champions League.

Në shënjestër të të njëjtave akuza ishte edhe skuadra e vendit të dytë, FC Energetik-BGU Minsk, e cila u ndëshkua me 20 pikë këtë sezon dhe 10 në sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu raportohet se drejtori sportiv i Shakhtjor, Vladimir Nideragus, i akuzuar për ryshfet të disa skuadrave, është i arrestuar. Rusi është shpallur persona “non grata” në Bjellorusi dhe mund të deportohet.

shakhtjor soligorsk skuadra bjelloruse

Lini një Përgjigje